Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 7 të vërteta mbi internetin prej Mon 15 Apr 2013, 20:24

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Interneti është zbuluar para 40 vjetëve në një laborator të universitetit të Kalifornisë, në Los Angeles. Sot rrjeti mbulon tërë planetin përderisa është pjesë rutinore e 1.5 miliard njerëzve. Por çfarë forca i japin formën, sa shumë është rritur dhe a do të evoluoj aq shumë sa të ketë mendjen e tij?

1. Kush e kontrollon internetin?
Përgjigja zyrtare është: askush. Mirëpo, kjo është një gjysëm e vërtete që pak njerëz e besojnë. Në esencë, interneti është një grup protokolesh përmes të cilave komunikojnë kompjuterët; server dhe kablla të panumërta të cilat janë pronë private e individëve të caktuar. Sidoqoftë, në bazë të influencës, fuqia më e madhe i takon korporatës së internetit “Internet Corporation for Assigned Names and Numbers” me lokacion në Marina del Rey, Kaliforni.

2. A mundet të bëhet i vetëdishëm rrjeti?

Në aspektin inxhinierik, është e lehtë të shihet ngjashmëria mes trurit të njeriut dhe rrjetit kompleks të internetit. Me fjalë të tjera, interneti mund të ketë një shkallë të vetëdijes në kuptimin që ka mekanizmin e procesimit të të dhënave.

3. Sa është i madh rrjeti?
Në 2008 Google kishte lajmëruar që sistemet e saj kishin regjistruar një trillion faqe të internetit, Mirëpo kjo shifër mund të jetë vetëm një fraksion i vogël i asaj të sotmes. Ndërsa, në 2005 gjiganti i rrjetit kishte vlerësuar që interneti përmbante 5 milion terabajt të dhëna.

4. A ekziston vetëm një internet?
Deri tani, po. Interneti është një përzierje e komunikimeve mes kompjuterëve të rrjeteve të ndryshme që lidh mes vete kompanitë, universitetet, bizneset, etj. Ajo çfarë e bashkon këtë rrjet të rrjeteve është gjuha e komunikimit e njohur si Transmission Control Protocol dhe Internet Protocol (TCP/IP). Ekzistojnë edhe disa protokole të tjera komunikuese por ato janë të izoluara nga interneti dhe shumë më të vogla në madhësi. Njëra prej këtyre gjuhëve komunikuese është edhe e ashtuquajtura FidoNet. Pra, interneti është komunikimi kryesor në mes pajisjeve teknologjike.

5. Cilat janë anët e errëta të internetit?
Në internet ekzistojnë shumë faqe, vizitimi i të cilave mbush kompjuterin tuaj me infeksione. Përveç tyre, ekzistojnë edhe “vrimat e zeza” të rrjetit. Nëse emailet tuaja zhduken papritur apo nëse uebfaqja juaj e preferuar nuk ekziston më, ju mund të keni hasur në njërën prej këtyre vrimave të zeza. Edhepse kanë emrin e njejtë, këto vrima nuk ja aspak shkatërruese në krahasim me homologët e tyre kosmologjik. Por, çfarë janë vrimat e zeza të rrjetit? Ato janë pjesë në rrjet ku të dhënat fshihen për shkak të prishjes së lidhjes apo koneksioneve. Kjo zakonisht ndodh kur pajisjet të cilat i drejtojnë adresat në rrjet – ruterët, hasin në ndonjë defekt.

6. A e dëmton interneti ambientin?
Dërgimi i një emaile nëpërmjet Oqeanit Atlantik nuk harxhon asnjë karburant në vete mirëpo proceset anësore shkaktojnë emetim të lartë të karbonit. Sipas një vlerësimi të fundit thuhet se 152 miliard kilovat për orë harxhohen në vit për fuqizimin me energji të qendrave të të dhënave, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin e rrjetit. Përveç kësaj, kompjuterët të cilët shfrytëzojmë në baza ditore për të kryer punët tona virtuale ndihmojnë në krijimin e emetimeve të dioksid karboni. Së bashku, këta dy faktorë shkaktojnë rreth 2 për qind të emetimeve të CO2, shumë e cila thuhet të jetë e përafërt me emetimin nga industria aviatore.

7. A mund ta ndalim internetin?
Kjo gjë ështa gati e pamundur. Të gjithë pajisjet e infrastrukturës së rrjetit si serverët, satelitët, kabllot dhe ofruesit janë në duar private. Një qeveri mund të ndikoj në ndaljen e serverëve të shtetit të saj mirëpo qytetarët e atij vendi prapë do të mund të merrnin sinjale nga satelitët të cilët janë pronë e kompanive jashtë atij shteti.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons